Kanë vijuar tensionet në Komisionin Hetimor për Sterilizimin.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se mbledhja nuk është hapur, pasi vetëm ajo mund ta hapë këtë mbledhje. Vokshi tha se PS është një krah politik bashkë me korrupsionin dhe krimin.
Deputeti i PS Petro Koçi theksoi se fatkeqësisht PD-ja po kthehet në kioskë.
Petro Koçi: Zonja Vokshi, ke kërcënuar dëshmitarin.
Albana Vokshi: Të dalë dëshmitari jashtë. Unë jam kryetarja. Unë te dera, ju hapni mbledhjen. Po kush jeni ju? Po bëni sikur pyesni dëshmitarin. Sa të jem unë, e drejtoj unë Komisionin. Kur të vdes unë e hapi ju mbledhjen.
Plarent Ndreca: Dëshmitari të vazhdojë. Kryetari i Komisionit nuk merr asnjë vendim. Mbledhjen në këtë rast e ka thirrur ¼. Ti nuk ke ardhur të hapësh mbledhje, por ke ardhur të prishësh mbledhjen. Ti do ta bësh mbledhjen sipas vendimeve të Partisë Demokratike.
Petro Koçi: Po ktheni PD-në kioskë si LSI.
(Balkanweb)