Një nga aspektet më të rrezikshme të hipertensionit është se mund të mos e dini që po vuani nga kjo sëmundje. Në fakt, gati 1/3 e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk e dinë për këtë. Mënyra e vetme për të ditur nëse keni tension të lartë të gjakut është të bëni kontrolle të herëpashershme.
Kjo është sidomos e rëndësishme nëse një pjesëtar tjetër i familjes suaj ka tension të lartë të gjakut, shkruan “shëndeti”.
Këto janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për tension të lartë të gjakut:
Dhimbje të shpeshta koke
Probleme me shikimin
Çrregullime të rrahjeve të zemrës
Gjak në urinë
Dhimbje kraharori
Lodhje, dobësi, plogështi
Probleme me frymëmarrjen
Rrahje në gjoks, qafë ose vesh
Nëse keni këto simptoma, duhet të vizitoheni menjëherë tek mjeku. Mund të keni një krizë hipertensionve që mund të çojë në atak në zemër ose goditje në tru. Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë në sëmundje serioze, si goditje në tru, sëmundje të zemrës, probleme me veshkat dhe sytë.
(BalkanWeb)