JALE- Është tensionuar situata në Jalë, aty ku IKMT qe prej mëngjesit të sotëm ka ndërmarrë aksionin për prishjen e 9 objekteve të cilat sipas IKMT rezultojnë pa dokumente dhe në tokë shtetërore.

Mësohet se banorët janë përplasur me policisë, pasi pretendojnë se i kanë tokat me dokumente.

Policia ka shoqëruar në Komisariat 4 persona, pasi kanë kundërshtar efektivët e policisë dhe nuk kanë lejuar punonjësit e IKMT të vazhdojnë aksionin për prishjen e banesave.

Ndërkohë deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se jane 10 persona të shoqëruar, mes tyre është edhe një e mitur.

“Vazhdon terrori i policisë kundër popullit të pambrojtur.
Mbi 10 të arrestuar (përfshirë një 14 vjeçare?) në Jalë midis qytetarëve që protestojnë kundër prishjes së banesave në mënyrë arbitrare nga Qeveria”- ka shkruar deputeti i PD.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kane i bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Lidhur me situatën në Jalë, reagoi edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Basha tha se dy deputetë të Partisë Demokratike ndodhen atje dhe po mbledhin të gjitha informacionet e nevojshme.

“Do hedhim hapat që na takojnë në mbështetje të qytetarëve dhe kundër dhunës barbare të Edi Ramës. Nga informacionet që kemi, dhuna po ushtrohet për t’i hapur rrugë aferave korruptive.” -deklararoi kryedemokrati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: