PAKISTAN

Autoritetet pakistaneze kanë thënë se do të dëbojnë ambasadorin e Indisë dhe do të pezullojnë tregtinë bilaterale, dy ditë pas vendimit të Nju Delhit për të shfuqizuar autonominë kushtetuese të një pjese të Kashmirit, një zonë e kontestuese midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmud Kureshi tha se qeveria në Islamabad kishte vendosur të pezullonte tregtinë me Indinë.

Kureshi më parë kishte refuzuar vendimin e Qeverisë së Indisë për të shfuqizuar autonominë kushtetuese të Kashmirit, duke thënë se ishte në kundërshtim me një rezolutë të OKB-së.

India dhe Pakistani, dy fuqi bërthamore, kanë zhvilluar tre luftëra që nga viti 1947 kur fituan pavarësinë nga Britania e Madhe. Dy nga tre konfliktet ishin për shkak të Kashmirit, një zonë e ndarë nga të dyja vendet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb