Janë shënuar incidentet e para në Skrapar, teksa po zhvillohen zgjedhjet vendore. Raportohet se një sherr mes dy personash është shënuar jashtë një qendre votimi.
Konkretisht, konflikti ka ndodhur jashtë qendrës së votimit 3354, në Skrapar. Sipas policisë, sherri mes dy personave nuk e ka penguar procesin zgjedhor.
Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dy autorët e sherrit.
(BalkanWeb)