SHBA-Tent City, është një nga burgjet më të këqinj të Amerikës. I ndërtuar në shkretëtirën e Arizonës, ai konsiderohet një nga vendet më të vështira për të dënuarit që vuajnë aty dënimin, kjo dhe per shkak të ndryshimit të temperaturave, të cilat sjellin të ftohtë ekstrem dhe një vapë ekzaltuese.

Kushte akoma më të vështira krijojnë edhe qelitë të cilat janë me tenda. Tent City, u ideua nga sherifi Joe Arpaio, për shkak të mbingarkesës që pati një burg tjetër i ngjashëm me të.

Për të limituar shpenzimet të burgosurit janë të privuar nga çdo e mirë ekstra, si sheqeri dhe erëzat.

Rregullat janë shumë strikte dhe të rrepta, për një burg që frekuentohet kryesisht nga të dënuar për abuzime dhe dhunë seksuale.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb