TIRANË- Një 35-vjeçar ka tentuar paraditen e sotme t’i vërë flakën vetes para parlamentit. I riu nga Lezha, Saimir Zalli kishte disa minuta që qëndronte para parlamentit dhe kërcënonte se do vetëdigjej. Por, ka ndërhyrë policia dhe i riu nuk ka mundur ta finalizojë aktin ekstrem.

Saimir-Zalli-7

Por kjo nuk është hera e parë që Saimir Zalli ndërmerr një veprim për të vrarë veten. Tre javë më parë 35-vjeçari tentoi të hidhej nga vinçi. Mësohet se i riu është në depresion për shkak të problemeve me gruan.

Më 16 tetor për 2 orë ka qëndruar mbi një vinç në qendër të kryeqytetit, duke paralajmëruar se do të hidhej. Gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike për “News 24”, atë ditë ka treguar komunikimin me Zallin. Hoxha tha, se 35-vjeçari nga Lezha i kishte kërkuar ndihmë, pasi kishte disa çështje për të zgjidhur me Prokurorinë dhe Gjykatën.

“Më kërkoi që të shkoj sa më shpejt të jetë e mundur atje. I thashë zbrit që aty se do të vij të merrem unë me atë punë. Më tha që ka një hall të madh dhe një çështje me Prokurorinë dhe më gjykatën. Më tha të mundohem ta ndihmoja. I thashë që nuk zgjidh gjë duke qëndruar aty. Tha që problemin mund ta zgjidhte vetëm në këtë formë dhe se vetëm tek unë kishte besim.Unë tani nuk e takoj dot, pasi telefoni i tij është i fikur. Por, sapo të jetë i lirë do ta kontaktoj dhe do t’i telefonoj. Uroj që të mos ketë penalizime”, tha Hoxha.

Ndërsa në polici, Zalli ka dëshmuar se shkaku që e ka shtyrë të marrë këtë veprim është fakti se ish-gruaja nuk e lë që të takojë fëmijët. 35-vjeçari është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar, 35-vjeçarin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve

Capture

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb