TIRANE- Policia e Shtetit ka publikuar sot një video nga momenti i tentativës së grabitjes së bankës së Nivelit të Dytë, BKT në Kombinat dhe pamjet nga arrestimi i autorit të dyshuar, 21-vjeçarit Nazmi Çaka.

Në pamje shihet se si i riu shkelmon derën e bankës, e më pas futet brenda për të grabitur. Siç duket nga kamerat e sigurisë së bankës, ai nuk ka mundur të marrë asgjë, pasi është aktivizuar alarmi. Fill pas kësaj, 21-vjeçari u arratis, ndërsa u arrestua dje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:17 të mëngjesit të së dielës në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në kryeqytet.

DEKLARATA E POLICISE
Më datë 06.03.2017, u arrestua shtetasi Nazmi Çaka, 21 vjeç, banues me qera në Tiranë, i dënuar më parë për tentativë vjedhje, pasi ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 06.03.2017, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ku ka tentuar të vjedhi një bankë të nivelit të dytë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: