Mediat angleze raportojnë se Liverpul i ka kthyer përgjigje negative Barcelonës për ofertën e tyre të fundit për futbollistin Coutinho.

Klubi anglez ka refuzuar për të disatën herë ofertat e ardhura nga Katalonja për yllin e skuadrës së tyre, ndonëse vetë futbollisti e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet drejt gjigandëve spanjoll. Sipas “Daily Neës” oferta e fundit e refuzuar kap shifrat e 125 mln eurove, ose ndryshe 118.7 mln paund.

Ndonëse të enjten Barcelona prezantoi blerjen më të fundit, Paulinho-n, klubi katalanas nuk ka ndërmend të privohet nga Coutinho, i cili parashikohet të luajë përkrah Messi Lionel Messi dhe Luis Suarez në Spanjë.

Liverpool deri tani ka refuzuar dy ofertat e para të klubit blaugrana për ish-futbollistin e Inter, përkatësisht £72milionë dhe £90milionë, duke insistuar të mbajë brazilianin në Anfield edhe për këtë sezon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb