Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24 ditën e sotme është folur për ngjarjen tronditëse që ndodhi dy ditë më parë në Xhenova të Italisë ku dy motra me origjinë shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe, kanë rënë nga dritarja e banesës se tyre në katin e katër të një pallati. Nga ngjarja humbi jetën 32-vjeçarja, ndërsa motra e saj pësoi lëndime të rënda. Në një lidhje telefonike të drejtpërdrejtë ishte kunati i dy motrave i cili dha dhe versionin e tij të ngjarjes.

Ai tha se kunata që mbijetoi u zgjua nga koma, dhe pyeti për motrën duke shtuar se dikush i shtyu, por policia nuk e mori në konsideratë pasi ajo ishte akoma në efektin e narkozës. Kunati deklaroi se aktualisht po hetohen dy pista të ngjarjes, ajo e vetëflijimit dhe vrasjes. I afërmi tregon se ditën e ngjarjes një person tjetër mund të ketë qenë në shtëpi dhe t’i ketë shtyrë motrat nga kati i katërt. Sipas tij, bashkëshorti i motrës së vogël kohët e fundit bënte shumë sjellje të çuditshme.

“Fatkeqësi ajo që ndodhi. Lajmin e morëm vesh nga të afërmit. Unë jam kunati,  nusja ime i ka motra. Ne jetojmë në Shqipëri. Baxhanaku është i lirë, ka dalë nga burgu. Dhe gjithë problem këtu ka qenë. Vajza ka mbajtur fëmijët. Kur ai doli nga burgu ka kërkuar që të shkojnë për disa ditë fëmijët te ai. Ajo ja çonte gjithmonë fëmijët që të çmallej me ta.

Pasi kanë shkuar aty ata i kanë izoluar fëmijë, ata se linin të fliste me kamera të paktën. Dhe aty duket se nisi çdo gjë. Se me datë 10 kanë pasur gjyqin se kush do të merrte kujdestarinë dhe këtu ka qenë ideja që fëmijët t’i mbante nëna dhe ajo ka qenë vajzë parimore e hekurt në atë kuptimin. Për këtë arsye shkoi motra e vetë atje që të ndihmonte, se ajo ka katër fëmijë.

Pastaj ky i ka izoluar fëmijët s’i nxirrte as në kamera as në telefon. Ajo u bë merak, shkoi në polici  bëri denoncim. Policia i ka thënë fëmijët janë mirë thjesht prit ditën që do i sjellin.

Ata nuk ia çuan fëmijët në ditën që ajo e priste. E motra që është në koma sot është përmend, shyqyr zotit e ka kaluar rrezikun për jetën.”

Kur është përmendur fjalët e para që ka përmendur kanë qenë për motrën normalisht ajo nuk di gjë se ka ndërruar jetë.  Ajo ka thënë se ne na hodhën dhe nuk e mori policia si deklaratë ngaqë është nën efektin e narkozës.

Gjithë problemi është te ditët e fundit, sepse i ati ka pas ca lidhje kështu, ca rrjete ku di unë dhe ka ndryshuar si njeri për disa muajsh.  Unë më shumë këtu i kam qendruar pranë vjehrrit këtu në Shqipëri, ai nuk e ka marrë vesh lajmin“, tha i afërmi i motrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb