ELBASAN
Një 36-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re me të cilën sapo kishte konsumuar një darkë.
Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C. si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.
Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë, e cila i ka vënë prangat autorit.
(BalkanWeb)