Britania ka deklaruar se Rusia është përpjekur të dezinformojë liderët botërorë , me qëllimin për t’i shpërqendruar ato nga zhvillimet e pushtimit të Ukrainës.
Sipas Britanisë , pas thirrjeve telefonike që mashtruar dy ministra të lartë të kabinetit duke supozuar se po flisnin me kryeministrin ukrainas, fshihej Rusia.
“Downing Street tha se shteti rus po përpiqej të përhapte “dezinformata” për liderët perëndimorë si një shpërqendrim nga dështimi i tij për të bërë më shumë përparim në pushtimin e Ukrainës”
Ndërkohë nga ana e tij zëdhënësi i Boris Johnson deklaroi: “Shteti rus ishte përgjegjës për thirrjet telefonike mashtruese të bëra me ministrat e Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar. Kjo është praktikë standarde për operacionet ruse të informacionit dhe dezinformimi është një taktikë direkt nga Kremlini për t’u përpjekur të shkëpusë vëmendjen nga aktivitetet e tyre të paligjshme në Ukrainë dhe abuzimet e të drejtave të njeriut që po kryhen atje”.
Ai gjithashtu tha se thirrjet e mashtrimit ishin histori shperqëndruese dhe gënjeshtrash të drejtpërdrejta nga Kremlini, duke reflektuar dëshpërimin e Putinit, ndërsa ai kërkon të fshehë shkallën e konfliktit dhe dështimet e Rusisë në fushën e betejës”.
Sakaq lidhu me këtë situatë është duke u kryer një hetim, për të zbuluar se si mashtruesit mundën të arrinin tek ministrat e lartë.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se nuk do të jetë përpjekja e fundit për të vënë në vështirësi qeverinë britanike.
“Ka një mori përpjekjesh nga shteti rus dhe të tjerët, pothuajse çdo ditë, për të tentuar gjëra të ngjashme si hakimi kibernetik ose metoda të tjera,” tha ai.
Nga ana tjeetër, The Times zbuloi në fundjavë se stafi i Dorries kontaktoi Zyrën e Jashtme të martën e kaluar pasi mori një kërkesë për një telefonatë.
Më pas nga ambasada ukrainase iu tha se ishte një mashtrim.
Burimet e mbrojtjes kanë fajësuar Ministrinë e Jashtme se nuk ka paralamëruar lidhur me situatën, por ajo këmbëngul se kishte alarmuar shërbimet e sigurisë kombëtare në mënyrë që të mund të njoftonin departamentet e tjera.
Zyrtarët atje besojnë se departamentet e tjera duhet të kishin kontrolluar me ta ose me nr 10 përpara se të flisnin me kryeministrin e një vendi tjetër dhe të thonin, kjo do të ishte marrë nëse do të ishte ndjekur procesi i duhur.
(BalkanWeb)