Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.652, viti 2024, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Altin Lamçe.

Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provuar se shtetasi Altin Lamçe, më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin K.L duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën.

Nga hetimi rezultoi se i pandehuri Altin Lamçe. ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, kryer në dëm të viktimës K.L.

Në përfundim të hetimit për këtë procedim penal, Prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin Altin Lamçe dhe ka dërguar për gjykim procedim në ngarkim të tij.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarje, me qëllim vënien para përgjegjësisë së personave që kryejnë krime kundër shëndetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb