TIRANE

Tentohet të grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë Në Tiranë. Ngjarja në fjalë ndodhi në ‘Bulevardin Blu’ në Kamëz.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se persona të pa identifikuar tentuan ta hapin me mjete të forta bankomatin. Por pasi ra sistemi i alarmit,  policia parandaloi vjedhjen.

Ndërkohë, autorët arritën të largoheshin, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb