Kanë ndodhur një sërë situatash mes Xuxit dhe Gresa Gashit gjatë këtyre ditëve. Këngëtari pak ditë më parë tentoi ta puthte aktoren dhe kjo e irritoi tejet shumë këtë të fundit duke e vënë në siklet.

Në një moment tjetër, ai e akuzoi se ka një pëlqim ndaj tij dhe se e ka vënë re këtë shumë më parë. Veç kësaj, ata eskaluan edhe lagën njëri-tjetrin me ujë në mesnatë.

pyetur në ‘prime’, Xuxi tha se ka qenë një provokim ndaj Gresës dhe se nuk ka dashur ta puthë.

“Ka qenë provokim puthja ndaj Gresës”, u shpreh ai.

Gresa nga ana tjetër u shpreh:

Momenti kur ka dashur të më puthë ka qenë i sikletshëm. Mbrëmë ka qenë kulmi, kur tha t’i kam parë sytë e maniakes që i ke dhe ke pasur pëlqim për mua. Nuk ka lënë të zezë pa më thënë. Më tha ke pasur sy për mua. Është moshë e babait tim. Xuxi është i martuar, fetar dhe është i moshuar. Më vjen neveri ta mendoj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: