Dhunoi me grushta e shkelma punonjësin e policisë, policia e Beratit arreston 43-vjeçarin Gazment Nezëraj. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Nazëraj është person me precedentë penale për heqje të paligjshme të lirisë dhe ndërtim pa leje dhe aktualisht ishte në shërbim prove.

43-vjeçari u përfshi në një sherr me persona të tjerë dhe polici me inicialet H. M., 56 vjec shkoi për ta shoqëruar për të sqaruar konfliktin por Nazërai iu përgjigj me dhune duke e lënduar me shkelma dhe grushta. Pas kësaj policia e shpalli në kërkim dhe e arrestoi disa orë me vonë.

NJOFTIMI I POLICISË
Ushtroi dhunë ndaj punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër për veprën penale “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G.N, 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, (i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Nërtim pa leje”),
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushte punonjësin e policisë H.M. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K, 48 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: