VLORE-Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të djegë me benzinë klinikën e Shefit të Gjinekologjisë në Vlorë, Beikush Shehu. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme.

Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin Musto Kapaj, banues në Gjorm. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se Shehu sipas klinikës kishte edhe banesën.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ’24 Maji’, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç.

Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë’, të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb