SHBA

Pilotja profesioniste dhe prezantuesja televizive Jessi Combs ka humbur jetën pas një aksidenti me makinën e saj me motor reaktiv ndërsa po përpiqej që të thyente rekordin personal të shpejtësisë në shkretëtirën Alvord në Oregon, SHBA.

39-vjeçarja, e cilësuar si gruaja më e shpejtë në botë “mbi katër rrota”, vendosi një rekord me makinën saj në vitin 2013, duke ecur me një shpejtësi prej 640 km/h.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në vitin 2016, ajo arriti të shkonte deri në 777 km/h, por makina nuk e përfundoi xhiron e plotë për shkak të problemeve teknike. 39-vjecarja në momentin e aksidentit po drejtonte një makinë 17 metra të gjatë dhe 45 500 kuaj fuqi shkruan Tg.com.

Detajet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura. Ndërsa sherifi i zonës tha se shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura dhe janë objekt i një hetimi. Vetëm pak ditë para vdekjes, Combs kishte shprehur dëshirën për të thyer rekordin e shpejtësisë me këto makina, që ishte 813 km/h.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb