Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Pllumb Sinanaj, punonjësin e regjimit të brendshëm të burgut të Rrogozhinës.
Pas vlerësimit të provave Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurimit personal “arrest me burg” për ish-punonjësin e burgut, i cili tentoi të fusë në ambientet e tij disa doza lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.


Gjykata vendosi të pranojë akuzat e prokurorisë në ngarkim të Pllumb Sinanaj, 29 vjeç, duke e shpallur fajtor për dy akuza; “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, të parashikuara nga neni 283 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.


  • foto galeri
  • foto galeri

Sinanaj u arrestua në flagrancë mbrëmjen e 8 nëntorit, pasi tentoi të fusë brenda ambienteve të burgut të Rrogozhinës disa doza kanabis sativa.
Sipas burimeve të News24 dhe Balkanweb menjëherë pas ndalimit në flagrancë policia ushtroi kontrolle edhe në ambiente të tjera që shfrytëzohesh nga Sinanaj për ruajtjen e lëndës narkotike.


Pas kontrollit të ushtruar policia sekuestroi në kasafortën e tij të mbajtjes së sendeve personale brenda burgut 19 doza kanabis, ndërsa në banesën e tij janë sekuestruar 46 doza të tjera.
Po të njëjtat burime thanë se vendimin e Gjykatës Sinanaj ka vendosur të mos e apelojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb