TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 21-vjeçar si të dyshuar për tentativën e grabitjes së bankës së nivelit të dytë, BKT në rrugën “Hamdi Cinoimeri”, në Kombinat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:17 të mëngjesit të së dielës kur Nazmi Çaka, pasi ka thyer xhamat e derës kryesore të bankës, ka mundur të hyjë brenda, ka nisur të kontrollojë sirtaret me shpejtësi marramendëse, siç duket nga kamerat e sigurisë së bankës, por nuk ka mundur të marrë asgjë, pasi është aktivizuar alarmi.

Policia sqaron se dera e bankës është thyer me gurë, ndërsa 21-vjeçari, i dënuar edhe më parë, i ka kryer veprimet për 20 sekonda.

DEKLARATA E POLICISE
Më datë 06.03.2017, u arrestua shtetasi Nazmi Çaka, 21 vjeç, banues me qera në Tiranë, i dënuar më parë për tentativë vjedhje, pasi ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 06.03.2017, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ku ka tentuar të vjedhi një bankë të nivelit të dytë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: