Garda Civile Spanjolle ka arrestuar një 30-vjeçar, me kombësi shqiptare dhe pa adresë, si autor i dyshuar i një krimi të vjedhjes me forcë të kryer në një shtëpi të banuar në Cájar, ku u kap natën e 29 nëntorit. Pas daljes para drejtësisë, ai është burgosur.

Hajdutët nuk ishin në dijeni se dikush ishte brenda shtëpisë. Ata do të kishin kërcyer mbi një mur rrethues dhe do të ishin drejtuar drejt derës së lavanderisë. Pasi hynë brenda, ata dyshohet se “kaluan nëpër dhoma të ndryshme dhe vodhën paratë që gjetën”, siç detajohet nga Garda Civile në një deklaratë për shtyp.

Teksa po ndodhte e gjithë kjo, djali i pronarit të shtëpisë, një i mitur 15 vjeç, dëgjoi zhurmën e levës që hapte portën dhe i tmerruar thirri të atin. Babai i tha të fshihej dhe thirri Gardën Civile duke kërkuar ndihmë. I riu shkoi në dhomën e tij dhe u fsheh nën krevat. Menjëherë pas kësaj, ai pa dy persona që hynë në dhomën e gjumit dhe kontrolluan komodinën e tij, ku i vodhën 85 euro.

Menjëherë më pas mbërriti një patrullë e Gardës Civile të La Zubia, e cila arriti të arrestojë një nga hajdutët brenda shtëpisë, ndërsa tjetri arriti të arratisej. Agjentët sekuestruan 385 eurot që kishin vjedhur nga brenda shtëpisë, mes të cilave 85 të miturës. Garda Civile vijon hetimet për arrestimin e hajdutit tjetër që arriti të arratisej dhe në rast se i arrestuari përfshihej në më shumë vepra kriminale në provincën e Granadës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: