PKK Morinë

Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasi B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë dhe pasagjer M.K., 31vjeç banues Suedi.

Nga kontrolli fizik, i 43 vjeçatit i janë gjetur 13 000 Euro dhe 31 vjeçari 7200 Euro te cilat nuk i kishin deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb