DURRËS

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin.

H.A, u kap në Pikë Kufitare me dokuemnte të falsifikuara.

Nga ana tjetër një 46-vjeçar me inicialet A.D, në gjendje të degur përplasi një mjet tjetër duke i shkaktuar dëme.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 46 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volvo”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb