Policia Kufitare në PKK Muriqan ka ndaluar shtetasin F. Ll., 41 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan për veprën penale “Vjedhja”. Ai dyshohet se më 21 mars 2025 ka vjedhur materiale të ndryshme në një magazinë në lagjen Kongresi i Elbasanit. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan.
Njoftimi i policise
Qarku Shkodër
Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin F. Ll., 41 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 21.03.2025 ka vjedhur disa materiale të ndryshme në një magazine, në lagjen Kongresi Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.