DURRES- Drejtoria e Hetimit dhe Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjitshme të Doganave ka bërë të mundur ndalimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave kontrabandë. Këtë herë bllokimi ka ndodhur në Portin e Durrësit, ndërsa në bashkëpunim dhe me seksionin financiar të Policisë së Qarkut të Durrësit u bë i mundur dhe ndalimi në flagrancë i shtetasit Erion Subashi, lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit.

Duke shfrytvzuar detyrën si menaxher i linjës së autobusëve të kompanisë Helios Travel, Subashi ka tentuar të kalojë kontrabandë në linjën e autobusit Bari-Durrës mallra kontrabandë. Në cilësinë e provës materiale në momentin e ndalimit janë sekuestruar disa kuti me pije, enë kuzhine, elektroshtëpiake, sasi e konsiderueshme kafeje, disa korrëse bari, etj.

Pas ndalimit, u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit e cila do të nisë veprimet ndaj shtetasit Elton Subashi me akuzën e “kontrabandës me mallra të akcizës ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose akcizës dhe kondrabandë me mallra të tjera” parashikuar nga neni 172, 174, i Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: