TIRANE- Tentoi të kalojë kufiri me Leje Kalimi me të dhëna të falsifikuara, por bie në prangat e policisë. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Lushnja, Muhamed (Bledar) Leka, i cili jetonte jashtë shtetit. Ndalimi i tij u bë pas një intervistimi profesional nga Policia Kufitare Rinas, e cila zbuloi identitetin e vërtetë të tij.

Mësohet se Leka rezultonte person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 76 – 25 të Kodit Penal.

“Shtetasi Muhamed Leka, erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime, dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale ‘Vrasje e kryer në bashkëpunim'”, thhet një njoftimin e policisë.

Pas arrestimit nga Policia Kufitare Rinas, 42-vjeçari Leka iu dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb