TIRANE – Një drejtues mjeti ka rënë në pranga, pasi tentoi të korruptonte një efektiv rrugor. Burime nga policia e Tiranës deklaruan se Dashamir Kaca u arrestua në flagrancë në mjetin e tij me targa AA783GD në segmentin Tiranë-Durrës në Qafë Kashar.

Të njëjtat burime pohuan se Kaca tentoi ti jepte policit 9000 lekë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: