Ali Pinjolli është personi i arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se përmes dhunës tentoi të detyrojë një të moshuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Sipas policisë, 62-vjeçari ka hyrë në banesën e të moshuarës dhe ka thyer dritaret, më tej ai ka tentuar edhe përmes dhunës ta bindi 75-vjeçaren të kryejë marrëdhënie seksuale.

Pas njoftimit, policia shkoi dhe arrestoi të moshuarin, teksa burime bëjnë me dije se dy të moshuarit kanë qenë të afërm me njëri- tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore  e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me  dhunë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: