DURRES

Një incident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në spitalin e Durrësit, ku një mjek është goditur me tullë. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në pavionin e  Urgjencës ku mjeku roje ka ndërhyrë për të ndarë dy pacientë në gjendje të dehur dhe më pas është goditur me tullë.

Mësohet se  bëhet fjalë për mjekun Gerald Kola, i sapoemëruar në spitalin e Durrësit, ku edhe po merr ndihmën e parë.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për rastin, duke shoqëruar edhe dy pacientët.

“Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: