KAKAVIJË

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërkohë që një femër po hetohet në gjendje të lirë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R. L., u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases me incialet B.V.

Kjo e fundit rezultoi se në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara. Shtetasja në fjalë akuzohet për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb