Një 40 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi tentoi të nxirrte jashtë territorit shqiptar nga Porti i Durrësit një shumë prej 51.220 mijë eurosh të pa deklaruara.
Blutë njoftojnë se shuma e eurove u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, 40-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup, 51 220 euro që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e eurove u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.