Një 18-vejçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi në plazhin mes Himarës dhe Dhërmiut ka tentuar të përdhunojë një shtetase italiane.

Policia njofton se ka arrestuar të riun D. L., banues në Lushnje.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D.L., 18 vjeç, banues në Lushnje, pasi në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase italiane.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë dhe “Ngacmimi seksual””, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb