ITALI

Një 43-vjeçar shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për përdhunim është arrestuar në portin e Barit. Shqiptari kishte tentuar të përdhunonte bashkëshorten e tij, së bashku me 2 shqiptarë të tjerë

Burri, i cili vinte nga Durrësi, në Shqipëri, mbërriti në portin e Barit së bashku me nënën e tij, shkruajnë mediat italiane.  Shqiptari me iniciale K.M ishte në kërkim që prej gushtit të vitit të kaluar nga drejtësia e një gjykate pranë Napolit, pasi bashkëshortja e tij italiane e kishte denoncuar për dhunë, në prani të vajzës 9 vjeçe.

Por jo vetëm kaq, shtetësja italiane ka deklaruar në polici se 43-vjeçari kishte tentuar ta përdhunonte bashkë me 2 shqiptarë të tjerë.

Maltranto

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb