Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar disa shtetasit e huaj drejt Shkodrës, kundrejt fitimit.
Mësohet se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet F.Q, nga Durrësi.

Ai akuzohet për transport klandestinësh, ku këta të fundit, shtetas nga Lindja e Mesme, kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit me shtetin grek, dhe pasi të shkonin në Mal të Zi, destinacion kishin një nga vendet e BE.

I riu u arrestua në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Çarshovë, teksa ndihmonte për të transportuar 3 klandestin, me mjetin tip Seat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb