VLORË– Një 19-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka tentuar të vjedhë një banesë në Selenicë, në bashkëpunim me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se ngjarja në fjalë ndodhi dje në rreth orës 02:30, në lagjen ‘Partizani’ të Selenicë. Bëhet fjalë për Armando Bendajn.

NJOFTIMI I POLICISË
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë vepra penale !
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” !
Efektivët e Stacionit Policor Selenicë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Armando Bendaj, 19 vjeç, banues në Selenicë.
Shtetasi Armando Bendaj më datë 11.10.2017 rreth orës 02:30, në lagjen ”Partizani”, në fshatin Selenicë, sëbashku me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N.Dh., 52 vjeç, duke hyrë nga dritarja e një prej dhomave të banesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134, 25 e 22 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: