Policia në Durrës njofton se ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi ka grabitur një shumë parash në një pikë të këmbimit valutor. Në pranga ka rënë shtetasi Florenc Deda, banues në Rrogozhinë.
Më herët ky person kishte tentuar të merrte me forcë kasën e një banke të nivelit të dytë në lagjen Nr. 3 të qytetit bregdetar, por pa ia arritur qëllimit. Më pas ai është futur brenda një “Exchange” ku me dhunë ka marrë 500 mijë lekë dhe është larguar me shpejtësi.
BalkanWeb sjell pamjet e momentit të grabitjes së këmbimit valutor ku Deda hyn me forcë dhe merr nga arka paratë, ndërsa punonjësja largohet e frikësuar.
Ai është vënë në pranga nga policia disa minuta pas ngjarjes. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se shuma e parave të grabitura nga 29-vjeçari është sekuestruar nga policia.
(BalkanWeb)