Një shtetas me iniciale G.M, 31 vjeç është vënë në pranga, pasi ka tentuar me karoatrecin e tij të vjedhë një automjet në fshatin Panaja.
31 vjeçari, me preçedentë të mëparshëm penalë është kapur në flagrancë nga Policia e Vlorës dhe është arrestuar.
Njoftimi i Policisë
Falë reagimit të shpejtë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, koordinuan veprimet për të parandaluar një vjedhje në fshatin Panaja. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: •G. M., 31 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Panaja, gjatë mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Ford Focus” me anë të karroatrecit të tij.
Gjatë kontrollit të karroatrecit, Policia gjeti dy targa të një automjeti tjetër, të cilat dyshohet se ishin vjedhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Karroatreci, së bashku me targat e dyshuara si të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë për përcaktimin e qëllimit dhe përdorimit të mundshëm të automjetit që ishte objekt vjedhjeje, si dhe për lidhjet e mundshme të autorit me veprimtari të tjera të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝