Një 32-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë së stacionit të plazhit në Durrës.

Sipas informacioneve nga Policia N.S., 32-vjeç i cili rezulton banues në Maqedoninë e Veriut ka tentuar të vjedhë në një tabakino.

Ngjarja është regjistruar pranë një tabakino në lagjen nr. 13 në Durrës.

Teksa materialet kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasin N. S., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ka tentuar të vjedhë në një tabakino, në lagjen nr. 13, Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb