Ryan Wesley Routh, personi i akuzuar se tentoi të vriste Donald Trump të dielën, ka bërë paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale duke u shfaqur i prangosur në duar dhe këmbë.

58-vjeçari hyri i veshur me uniformën e errët të burgut ndërsa pret akuzat nga prokurorët federalë për komplotin e dyshuar të vrasjes ndaj ish-presidentit.

Shërbimi Sekret hapi zjarr në Routh në West Palm Beach pasi ata panë grykën e AK-47 të tij duke u futur nëpër një gardh në klubin ndërkombëtar të golfit Trump ndërsa kandidati republikan po luante golf.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb