VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi ka tentuar të vrasë vëllain e tij. Sipas burimeve zyrtare, është arrestuar Vullnet Zekaj, banues në Vlorë.

Arrestimi u krye në banesën e tij në lagjen “24 maji”, pasi ky shtetas më datë 02.05. 2015, ka tentuar të vrasë me thikë, vëllain e tij shtetasin T.Z., i cili është dëmtuar dhe ka marrë mjekimin e duhur në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: