Një 21-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërsa i riu është paraqitur në spital ër të marrë ndihmë mjekësore.

Policia njofton se 21-vjeçari dyshohet se ka konsumuar në banesë, solucion pastrues, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: 

Më datë 14.10.2024, rreth orës 00:40, në spitalin rajonal të Durrësit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. H., 21 vjeç, banues në fshatin Sallmone, i cili dyshohet se ka konsumuar në banesë, solucion pastrues. 21-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb