Një grua ka mbetur e plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia në një tentativë për të shpëtuar nga zjarri që përfshiu banesën e saj në lagjen nr 18 në Korçë.

Në një banesë në afërsi të shkollës Raqi Qirinxhi ka rënë zjarr e për pasojë një grua që ndodhej brenda ka tentuar të shpëtojë nga flakët duke tentuar të kapet pas një kondicioneri, në pjesën e jashtme të apartamentit që ndodhej në katin e 4-rt të një pallati.

Gruaja nuk ka mundur të rezistojë gjatë, ndërsa ka rënë nga lartësia. Si pasojë ajo ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb