Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një 21-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi janë kapur me monedha të falsifikuara.

Policia sqaron se dy të rinjtë janë kapur në zonën e “Zogut të Zi”, pasi kanë furnizuar mjetin e tyre me karburant në një pikë aty pranë dhe i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

Furnizuan mjetin me karburant, duke përdorur një kartmonedhë të dyshuar të flasifikuar, në pranga një shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestoi në flagrancë shtetasin:

– A. Ç., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi:

– K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Fallsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb