MEMALIAJ

Një tentativë që përfundoi pa sukses fatmirësisht. Persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin mëngjesin e sotëm targat e një automjeti tip “Ford Focus” në Memaliaj.


Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, por pronari i automjetit që kishte parkuar makinën pranë banesës, pasi pikasi autorët, i ndoqi për disa metra.


Autorët u detyruan të hedhin targat e vjedhura dhe të largohen. Dyshohet se targat e vjedhura personat që nuk janë identifikuar do t’i përdornin për veprimtari të paligjshme, si transporti i lëndëve narkotike apo grabitje. Pas marrjes së denoncimit Posta e Policisë në Memaliaj ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


(BalkanWeb)