ITALI- Tenton t’i shpëtojë policisë, por hajduti shqiptar e pëson keq. Mësohet se një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas tentativës për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Fillimisht ai ka mbetur i plagosur, pasi një prej karabinierëve ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri në drejtim të tij. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Pontecagnano të Italisë, por ditën e sotme 42-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në spital.

‘Salernotoday’ shkruan se policia ishte në ndjekje të një mjeti tip ‘Fiat Cromo’, i cili rezultonte i vjedhur, ndërsa Brenda tij ishin 3 persona.

Gjatë ndjekjes një prej karabinierëve teksa rrëzohet, plagos 42-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën disa orë më pas, pasi plumbi e kishte prekur në kraharor. Deri më tani nuk dihet ende identiteti i shqiptarit, ndërsa policia po heton rreth rastit në fjalë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb