Një 69 vjeçar u arrestua nga policia, pasi tentoi një sulm seksual ndaj një turisteje ruse. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Katanias, ndërsa 69-vjeçari do të përballet me akuzat e sulmit seksual.

Agresori ka sulmuar turisten ruse, 57-vjeçare, e cila po bënte banjë dielli mbi një shkëmb.

Turistja është munduar të mbrohet, duke tentuar të godasë edhe me një gur agresorin. Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që ka shpëtuar turisten dhe ka çuar në pranga 69-vjeçarin.

Gruaja, e cila kishte gërvishtje të dukshme në trup, u transportua spitalin Cannizzaro. Burri, i cili gjithashtu u dërgua në spital për dëmtimin në kokë, u arrestua nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb