NAPOLI– I hidhur ka qenë fati i një shqiptari, i cili pasi ka shkuar të grabisë bashkë me dy persona të tjerë në një pallat, ka mbetur i plagosur.
itali

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Signerelle’ në Napoli. ‘Ansa’ shkruan se ka qenë një punonjës policie ai që ka qëlluar në drejtim të hajdutëve, duke plagosur njërin prej tyre (shqitarin). Po ashtu mësohet se polici, i cili banonte në këtë pallat bashkë me gruan dhe djalin, pasi ka dëgjuar zhurma gjatë natës, ka vërejtur hajdutët në ballkon.

Itlai1

Pasi kuptuan se ishin ‘zbuluar’ nga dikush, një nga hajdutët ka qëlluar me armë, ndërsa polici i është përgjigjur me zjarr, duke plagosur shqiptarin. Punonjësit e policisë në vendin e ngjarjes gjetën një pistoletë, të cilët mendohet se e kishte shqiptarit. Ndërkohë, i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në spital ndërsa thuhet se i është nënshtruar një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale.
itali 2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: