Fermerët e fushës së Maliqit u mblodhën edhe këtë të mërkurë për të protestuar mbi prodhimet e pashitura dhe mungesën e tregut. Fermerët janë mbledhur ne Kryqëzimin e Libonikut.

Ata kërkojnë që shteti të ndërhyjë për përmirësimin e kushteve që kanë të bëjnë me gjetjen e tregut dhe prodhimet stok. Fermerët tentuan që të bllokojnë rrugën pa mjetet e tyre por policia nuk i ka lejuar.

Në terren ka prezencë te shtuar të policisë të cilët po monitorojnë situatën.

Duhet të kujtojmë se kjo është protesta e dyte brenda pak ditësh nga fermerët e Maliqit të cilët thonë se do te vazhdojnë të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb