TIRANË

Të tjera detaje zbardhen për ngjarjen e rëndë ndodhur në Petrelë ditën e djeshme ku një shtetase amerikane është ngacmuar dhe është tentuar të abuzohet seksualisht nga dy të rinj.

Mësohet se dy të rinjtë Gesjon  Gjoshi, 24 vjeç dhe Artur  Hyka 19 vjeç të arrestuar tashmë nga policia, kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Referuar burimeve nga policia, gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se njëri prej tyre e ka ngacmuar, ndërsa tjetri ruante. 28-vjeçarja ka arritur të çlirohet vetë nga duart e njërit prej autorëve dhe të shpëtojë duke denoncuar më pas në polici.

Ndërkaq në dëshminë e tyre në polici, dy të rinjtë janë shprehur të penduar dhe kanë pranuar fajin. Ata kanë thënë se nuk e njihnin më herët vajzën. Të mërkurën pritet që ata të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb