SARANDE– Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për dy shtetasit bullgarë që tentuan të vidhnin bankomatin e një banke. Ngjarja në fjalë u regjistrua tre ditë më parë në qytetin bregdetar, rreth orës 06:10, në një bankë të nivelit të dytë në lagjen Nr.4, në afërsi të portit Sarandë.

Mihaill Karaxhanov, 28 vjeç, dhe Aleksandros Doan, 46 vjeç, banues të dy në Sofje akuzohen për “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Policia pas këtij sinjalizimi shkoi menjëherë në vendngjarje, ku u arrestuan në flagrancë bullgarët që po tentonin të ndërhynin tek bankomati me një trapan dhe disa vegla, për të vjedhur vlerat monetare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb